Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Xhevahirët në shitje, Tirana kërkon 1 milionë euro

Tirana me shumë mundësi deri në qershor do të thyejë rekordin e transferimeve në një skuadër shqiptare.

Pas shitjes së Kobinës 150 mijë euro në
Egjipt, skuadra bardheblu mund të arkëtojë më shumë se 1 milion euro nga shitja e tre
lojtarëve të tjerë: Ernest Muçi, Marsel Ismajlgeci dhe Jurgen Çelhaka.

Triada që u afrua prej Ze Marias vite më parë, ka ardhur në stacionin e fundit. Në
qershor (mos më parë), ata me shumë mundësi do të ndërrojnë skuadër. Për Ernest Muçin është e kotë të thuash.

Lista e skuadrave që e duan është pa fund. Nga 300 deri në 600 mijë euro është shifra që ofrojnë për sulmuesin bardheblu.

Ofertat janë nga çdo vend i mundshëm i Europës dhe jo vetëm.

Për Marsel Ismajlgecin ka ofertë konkrete nga Lokomotiva e Zagrebit që i kalon 150 mijë eurot, por edhe ekipe të tjera e duan anësorin e Tiranës.

Një tjetër futbollist, që sot mund të ishte shi￾tur, quhet Jurgen Çelhaka.

Oferta nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Seria B, por edhe shumë skuadra të tjera kanë qenë pa fund.

Vlera e Çelhakës llogaritet 400 mijë euro dhe ofertat rrotulloren te 300 mijë eurot.

Kontratat e lojtarëve janë edhe për dy vite, ndërsa bardheblutë nuk do të presin më, pasi Muçimbush 20 vjeç.

Të tre lojtarët, të cilët janë edhe pjesë e Shpresave dhe Kombëtares A, në fushë kanë treguar se tani e meritojnë vendin e titullarit.

Muçi, Çelhaka dhe Ismajlgeci janë nga lojtarët e rëndësishëm të Tiranës së këtij sezoni. Shkëlqyen në Europë dhe po shkëlqejnë në kampionat.

Ata gjithashtu kanë vënë një gur goxha të madh në rrugëtimin e bardhebluve drejt
titullit kampion sezonin e shkuar.

Përfundimisht, Tirana do të shesë në fund të sezonit tre xhevahirët e saj.

Related posts

SHQIPËRIA U-17/ Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Kombëtarja barazon me Bosnjën

Delo.autor

Ninag shënoi golin e dytë, shikoni festimin e çuditshëm të trajnerit të Senegalit (VIDEO)

Sadik.Autor

“BRAVO JUVE, PIRLO QESHTE SI I ÇMENDUR PAS FIRMËS”/ Galiani: Milani im ishte si furrë trajnerësh

Delo.autor

Leave a Comment