Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDIZET ALARMI I KUQ TEK KOMBËTARJA/ Shqiptarët i tradhton gjuri, 6 “kuqezinj” pësojnë dëmtime të rënda

Sezoni i shkuar dhe ky aktuali janë ndër më të rrallët në futboll. Gjithashtu, edhe më të vështirët. Pandemia, mungesa e tifozëve dhe masat shtrënguese deri në acarim kanë shoqëruar çdo lojtar anembanë botës për thuajse një vit kalendarik.

Si të mos mjaftojnë të gjitha këto, së fundmi, shumë prej kuqezinjve kanë pasur fatin e keq që edhe të kalojnë dëmtime. Për disa, të rëndë madje, sa tersi e ka dashur që të kalojnë nga reanimacioni për të kryer ndërhyrje kirurgjikale. Në total, këtë sezon janë të paktën gjashtë prej kuqezinjve që kanë pësuar dëmtime të rënda në gju.

ALARM KUQEZI

I fundit dhe alarmant për Kombëtaren është dëmtimi i Klaus Gjasulës. Mesfushori i Hamburgut do të duhet të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm për startin e kualifikueseve për “Katar 2022”. Gjasula ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, teksa bëhet fjalë për këputje të ligamentit të brendshëm. Për mesfushorin kuqezi, ka kaluar muaji i parë i terapisë, që fatmirësisht nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

“Është e vështirë që të rrish jashtë fushës. Rikuperimi ka nisur prej javësh dhe po ecim hap pas hapi, deri në momentin që të kemi reagimin e duhur. Mjekët më kanë thënë që duhet edhe të paktën muaji shkurt deri në momentin që të mund të tentoj kthimin në fushë për t’u stërvitur”, ka deklaruar mesfushori i Kombëtares për mediat gjermane.

Një lajm i keq për mesfushorin i cili këtë vit nuk ka mundësinë të jetë pjesë e Hamburgut në sezonin që po kryeson Bundesligën Dy dhe është një prej kandidateve kryesore për t’u rikthyer në elitën e futbollit gjerman. Për trajnerin Reja, një lajm i tillë e bën situatën alarmuese, pasi mesfushori rrezikon të humbasë të dyja ndeshjet e marsit ndaj Andorrës dhe Anglisë.

OPERACIONE DHE TERAPI

Nëse për Gjasulën fati ka dashur që të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, për Indrit Tucin dhe Taulant Xhakën kërkohet operacioni për të riparuar dëmtimet në gju. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit ka dalë me rezultate të mira nga salla e operacionit dhe tani duhet vetëm vullneti i tij i shtuar që të rikuperohet sa më shpejt për t’u kthyer edhe më i fortë në fushën e lojës. Taulant Xhaka, gjithashtu, njësoj si Tuci, e ka mbyllur këtë sezon për shkak të një dëmtimi në gusht 2020, që së fundmi ka kërkuar ndërhyrjen kirurgjikale dhe për pasojë, kthimi i tij përllogaritet vetëm për sezonin tjetër, 2021-2022.

Elis Bakaj ishte një tjetër prej kuqezinjve që qëndroi disa muaj jashtë fushave nga qershori deri në muajin tetor. Dëmtim në gju për gati një muaj pati edhe Armando Sadiku në vjeshtën e shkuar kur ishte në Turqi. Së fundmi, Tomas Strakosha po vuan dëmtim në gju dhe ka nisur një terapi rikuperuese.

Related posts

E PAPËRMBAJTSHME NË OLIMPIADËN E TOKIOS/ Luiza Gega triumfon në 3000 metra me pengesa

Delo.autor

Hernan Crespo: Nuk ka si ai në zonën e rreptësisë, por injorohet nga Argjentina sepse nuk është miku i Messi-t”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi Nagatomo rikthehet në shtëpi, prezantohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment