Futboll Premier League Sport

“NËSE E JAP PENALLTI, DO TË KETË…”/ Mbrojtësi i Manchester United zbulon bisedën e çuditshme mes arbitrit dhe shokut të skuadrës

Supersfida e sotme e Premier Ligës Mançester Junajtid u shoqërua me polemika dhe debate për mosakordimin e një penalltie në favor të “Djajve të Kuq”. Mbrojtësi i Junajtid Luk Shou u shpreh pas ndeshjes se arbitri refuzoi të jepte penallti për të shmangur polemikat. Për “Sky Sport”, 28-vjeçari rrëfeu bisedën që dëgjoi mes kryesorit Stjuart Atuell dhe kapitenit të Mançester Junajtid, Herri Meguajer.

“Nëse nuk do të ishte penallti, nuk mendoj se do ta ndalonin ndeshjen. Dëgjoba arbitrin që i tha H (Herri Meguajerit): ‘Nëse them se është penallti, do të ketë shumë debate pas ndeshjes’. Meguajeri dëgjoi nga arbitri që tha se ishte penallti. Nuk e kuptoj se përse duhej të ndalohej ndeshja. Ndërlikohet shumë situata me VAR-in. Pamjet ishin të qarta”, shprehet mbrojtësi i majtë i Mançester Junajtid, Luk Shou.

Bëhet fjalë për episodin mes anësorit të Çelsit Kallum Hudson-Odoi dhe sulmuesit të Mançester Junajtid Mejsën Grinvud në pjesën e parë të ndeshjes, ku Odoi prek topin me dorë. Edhe pse arbitri Autell shfrytëzoi pamjet e këtij momenti në VAR, ai nuk pranoi të akordonte penallti për “Djajtë e Kuq”.

Related posts

MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë

Delo.autor

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sadik.Autor

NGRITJA E JASHTËZAKONSHME E MBAPPES/ Nga një “I PANJOHUR” në KAMPION BOTE

Delo.autor

Leave a Comment