Gossip

NGA FORMAT BOMBASTIKE TEK DIETA E SHËNDETSHME DHE CR7/ Georgina Rodriguez: Është burri më i mirë që mund të…

Xheorxhina Rodrigez, modelja dhe njëkohësisht bashkëshortja e futbollistit Kristiano Ronaldo, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën e famshme italiane, Sportweek, mbasi ishte shfaqur vetëm me bikini për një set fotografik të realizuar nga revista sportive.

Gjatë intervistës, ajo, rrëfeu se si është të jetosh pranë futbollistit portugez por foli edhe për sa i përket dietës dhe fitnesit të  saj:

“Nuk jam e fiksuar me peshën time trupore. Më pëlqejnë format e mia. Ndjek një dietë të shëndetshme por nuk ekzagjeroj.

Bukuroshja spanjolle foli dhe për dashurinë e saj për CR7 dhe fëmijët e saj: “Prioritet kam familjen time, fëmijët e mi dhe Kristiano vijnë para gjithçkaje, kam shumë kujdes për ta dhe zemra ime është e mbushur plot dashuri.”

Xhorxhina, ka zbuluar gjithashtu se Kristiano, është bashkëshorti më i mirë që mund t’i kishte ëndërruar: “Ai është burri më i mirë që mund të ëndërroja. Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmon, më mëson dhe më motivon. Pra, edhe pse isha një grua e shëndetshme dhe sportive, sot dhe falë tij ndihem edhe më mirë”, deklaroi ai.

Çifti, është gjithmonë, nën dritën e prozhektorëve, por modelja spanjolle tregon edhe momentet e “normalitetit”:

“Falë maskave anti-Covid, kemi raste që njerëzit nuk arrijnë të na dallojnë dhe gjatë këtyre ditëve kemi arritur të hyjmë edhe në kinema pa na rrethuar fansat e shumtë të Kristianos.”

Related posts

Milan apo Inter, Elena Gusmeroli e mban sekret skuadrën e zemrës

Sadik.Autor

ÇFARË FIZIKU ILARY BLASI! Por fansat në rrjet janë të ndarë… (FOTO)

Delo.autor

“FANSAT TËRBOHEN ME POSTIMET “TOPLES”/ Erjona Sulejmani i heq të gjitha në pushime (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment