Futboll Premier League Sport

NUK DI TË NALET ME FITORET RADHAZI/ Manchester City mposht Arsenal falë Sterling dhe vazhdon e qetë në krye

Manchester City ka mundur 1-0 Arsenal-in në  javën e 25-të të Premier League.

Super ndeshja e Emirates Stadium është vendosur në minutën e dytë falë një goli të Raheem Sterling. Sulmuesi anglez është lojtari i tretë që shënon në tri ndeshje radhazi të Premier League të luajtura në fushën e Arsenal-it pas Nicolas Anelka (2009) dhe Ian Harte (2003).

Manchester City ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve radhazi të marra nga një skuadër e kampionatit anglez në transfertë në të gjitha kompeticionet (11), që ishte vendosur nga skuadra e Pep Guardiola-s mes majit dhe nëntorit të 2017-ës.

Granit Xhaka ka marrë kartonin e tij të verdhë numër 25 në Premier League që ga fillimi i sezonit 18/19.

Vetëm Luka Milivojevic (28) është ndëshkuar me më shumë kartonë të verdhë gjatë kësaj periudhe.

Related posts

VIDEO/ Chelsea në avantazh ndaj Arsenal, Hazard autor i golit

Q.Autor

AKSIDENT I FRIKSHËM në Moto GP/ Motorri përfshihet nga FLAKËT, piloti “fluturon” në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ UEFA manipuloi formacionin e vitit për CR7!

Delo.autor

Leave a Comment