Futboll Premier League Sport

PREMIER/ Brighton shtang Liverpool-in në Anfield, debutim ëndrrash për Lingard me West Ham

Liverpool është mundur 1-0 në shtëpi nga Brighton.

Të Kuqtë kanë zbritur në vendin e katërt të renditjes dhe tani kanë shkuar shtatë pikë larg kryesuesve të City-t, që ka një ndeshje më pak.

Takimi i luajtur në Anfield është vendosur nga një gol i Alzate-s në minutën e 56-të.

Ky ka qenë goli i parë i Steven Alzate në Premier League në 28 paraqitje dhe ka ardhur nga gjuajtja e parë në portë e Brighton kundër Liverpool-it.

Në vendin e pestë, dy pikë larg Të Kuqve, është West Ham falë fitores 3-1 të marrë mbrëmjen e sotme në fushën e Aston Villa-s.

Protagonisti i ndeshjes në Villa Park ka qenë Jesse Lingard, i huazuar e West Ham nga United. Ylliu i Djajve të Kuq e ka nisur aventurën e tij me ekipin e ri me një dygolësh.

Related posts

ATLETIKË/ Zhvilloi një garë nën mesatare, Smajlaj humbet për 5 centimetra finalen e Europianit

Delo.autor

Simeone: Derbet kundër REALIT janë ndeshje për BURRA, por Atletico do…

Isa.Autor

Flamurtari-Kukësi/ Luhet një ndeshje “TITULLI”, në Vlorë tregohen “muskujt” e ekipeve

Isa.Autor

Leave a Comment