Futboll Seria A Sport

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC, DONNARUMMA, POGBA/ Agjenti Raiola rrëfen: Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi (VIDEO)

Pasi i bë dredhi mikrofonave dhe kamerave kur hyri në Palazzo Parigi, agjenti Mino Raiola dha disa batuta mbi klientët e tij sapo ai u largua nga selia e Lega Serie A, ku ishte i ftuar sot.

Këto janë deklaratat e tij mbi rinovimin e Gianluigi Donnarumma, rëndësia e Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba për kthimin e mundshëm në Itali në verë:

Risultato immagini per raiola ibrahimovic

“Donnarumma duhet të lihet i qetë, sepse ai po përpiqet të bëjë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe karrierën e tij. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Gjithçka. Pjesa tjetër bëhet pa kamera, pa gazetarë, në vendet e duhura”.

Performanca e shkëlqyer e Ibra-s ju ka mahnitur?

“Kjo të mahnit vetëm ty, unë tashmë kisha thënë se i vetmi që mund të shpëtonte Milanin ishte Zlatan. Gjesti pas golit? Nuk e di, pyesni atë … Unë e di që Zlatan është dikush që përmirëson veten dhe ekipin, jam krenar dhe shumë i lumtur si për të ashtu edhe për Milanin dhe tifozët e tij”

Risultato immagini per raiola pogba

A do të kthehet Pogba në Serie A verën e ardhshme?

“Pogba gjithashtu duhet të lihet i qetë. Kur flas njerëzit bëhen nervozë, ai nuk fle natën, kështu që unë nuk flas më. Unë do të bëj atë që duhet të bëj jo para jush, por në hije, siç kam bërë gjithmonë “.

A ju pëlqen ky version i ri i Ibrahimovic si një figurë publike (Sanremo)?

“Zlatan ka qenë gjithmonë i tillë, por dikush po e kupton vetëm tani”.

Related posts

Fulham rikthehet në Premier League pas katër vitesh

Sadik.Autor

ZBARKIMI NË TORINO KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Vlahovic shkel rregullat për Juventus-in, tani rrezikon denoncimin

Delo.autor

PANUCCI TEK ROMA? Flet Duka: Me seriozitetin që ka besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment