Futboll Shqipëri Sport

RISI DHE KONFIRMIME/ Zbulohen trajnerët e ekipeve Kombëtare. Cungu e Bulku marrin drejtimin e…

Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme ka zyrtarizuar emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave.

Nëpërmjet një komunikate zytare FSHF bën me dije se Kombëtaren U-21 do ta drejtojë Alban Bushi, Kombëtaren U-20 Ilias Haxhiraj.

Risi për Kombëtaren U-19 të cilën do ta drejtojë Armando Cungu, risi gjithashtu është Kombëtarja U-17 ku trajner do të jetë Ervin Bulku. Kombëtarja U-16 Agron Kërçova, Kombëtarja U-15 trajner do të jetë Armand Dama.

KOMUNIKATA ZYRTARE E FSHF-së –

“Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.

Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.

Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.”

Related posts

ALEX SANDRO DHE CANSELO ME “VALIXHET” GATI/ Ja emrat që mund të zëvendësojnë “Murin” e Juventus

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Brighton. Rezultati 1-2

Delo.autor

SPIKATI NË SHQIPËRI/ Gola dhe asiste, mesfushori Kallaku përshtatet shpejt në kampionatin kroat

Delo.autor

Leave a Comment