Futboll Seria A Sport

ROMA-MILAN/ Lëvizje e papritur e trajnerit Pioli, Romagnoli ulet në stol. Ja formacioni i mundshëm…

Milani luan mbrëmjen e sotme ndaj Romës në transfertë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, e cila mungon prej 4 ndeshjesh.

Pioli ka menduar një lëvizje të papritur për këtë ndeshje, teksa ka vendosur të ulë në stol Alesio Romanjolin.

Ky i fundit po kalon një moment të vështirë, teksa edhe kritikat e tifozëve në drejtim të tij kanë qenë të shumta. Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe formën e kapitenit, Pioli ka vendosur ta ulë në stol, pasi mendon se ka nevojë për pak pushim.

Në vendin e italianit do të luajë Fikajo Tomori, i cili do të krijojë dyshen e mbrojtjes me Kjaer, ndërsa nga krahët do të jenë si gjithmonë Kalabria dhe Hernandez. Kapiten në sfidën e sotme do të jetë portieri Xhanluixhi Donaruma.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Donaruma, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Tonali, Kesi, Salemekers, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç.

Related posts

As Icardi dhe as Morata, sulmuesi që do Juventus kushton 60 mln euro

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Pepe Reina: Kalova te Milan për të zëvendësuar Donnarummën sepse…

Delo.autor

“ISHTE NJË SKANDAL”/ Haaland shpërthen pas humbjes me Bayern: Ja çfarë më tha arbitri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment