Futboll Sport

SHERR MES SKUADRAVE PAS NDESHJES/ Federata e Kosovës dënon trajnerin Devolli dhe Drenicën

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka pezulluar për dy ndeshje trajnerin e Drenicës, Bledar Devolli. Tekniku gjirokastrit pretendohet se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë njërin prej futbollistëve të Besës në ndeshjen e 20 shkurtit Drenica-Besa.

Ndeshja në fjalë degradoi në ofendime dhe përplasje mes kampeve kundërshtarë. Edhe klubi i Drenicës është penalizuar nga FFK-ja duke u gjobitur me 1 mijë euro për dështim të përmbushjes së detyrës të organizimit të sfidës me Besën. Asistenti i trajnerit Devolli, Skënder Mustafa është përjashtuar me 3 ndeshje për shkelje disiplinore në ndeshjen ndaj Besës.

Trajneri Devolli këmbënguli se nuk ka ofenduar apo sulmuar asnjërin prej lojtarëve të Besës.

Related posts

“THUMBON” REAL MADRID/ Ronaldo: Juventusi është më ndryshe, ekipi më i…

Isa.Autor

Forma e DOBËT e kombëtares/ Gjoka: Panucci nuk ka gjetur ende boshtin por i duhet…

Isa.Autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment