Futboll Sport

STATISTIKAT/ Klasifikimi i dysheve më të mira goleadore në Europë, vetëm Lewa-Muller përpara “Lu-La”-s

Fituan gjithçka me Bajernin e Mynihut në sezonin e fundit (6 trofe) dhe këtë vit po kryesojnë Bundesligën. Nëse skuadra e Hansi Flikut po dominon në Gjermani, Europë dhe botë, meritë të madhe ka pa dyshim dyshja Levandovski-Myler, më prodhimtarja ndër dyshet europiane për momentin.

Sulmuesi polak ka realizuar deri më tani 25 gola në 20 prezenca, ku i shtohen 10 realizimet e partnerit Myler: në total, pra, regjistrojnë 35 dhe ndodhen në vendin e parë të klasifikimit mes pesë kampionateve kryesore.

“LU-LA” – Pas tyre vjen “Lu-La”, në vendin e dytë të klasifikimit me 27 gola në total. Për Lukakun janë 16 golat e regjistruar deri tani në kampionat, ndërsa për Lautaron 11. Të dy bashkë kanë realizuar edhe 10 asiste (6 Lautaro, 4 Lukaku). Një dyshe e artë që me siguri zikaltrit po e mbajnë afër.

TOTENHEMI DHE PSG – Në vendin e tretë gjejmë me meritë të përbashkët dyshen Kejn-Son të Totenhemit dhe atë të PSG-së të formuar nga Mbape-Ken. Të dyja çiftet ndodhen në kuotën 26 gola të realizuar deri tani në kampionatet përkatëse, një më pak se “LuLa”. Barazi perfekte në ambientin londinez me 13 gola të shënuar për kokë nga Kejn dhe Son, ndërsa janë 16 ata të realizuar nga Mbape dhe 10 të Ken.

SURPRIZA MONAKO – Dyshja Ben Jeder-Voland mbyll 5 vendet e para me 25 gola në total të realizuar deri tani në kampionat. Ish-sulmuesi i Sevijes paraprin shokun e skuadrës me një gol të vetëm: janë 13 topat që ka dërguar deri tani në rrjetë.

TË TJERËT – Në vendin e gjashtë gjejmë me meritë të përbashkët Depaj-Toko Ekambi të Olimpikut të Lionit dhe SalahMane në kuotën 24 gola, më pas Suarez-Jorente të Atletikos së Madridit me 23 gola. Për një dyshe tjetër “italiane” duhet të zbresim deri në pozicionin e 12- të, ku ndodhen Atalanta (Muriel-Zapata), Juventusi (Ronaldo-Kieza) dhe Milani (IbraKesi) me 21 gola.

Related posts

E KONFIRMON AGJENTI I NJOHUR/ Ish-gardiani i Kombëtares pranë transferimit në Serinë B italiane

Delo.autor

Roma gjen zëvendësuesin e Dzekos, luan në Barcelonë

Q.Autor

DHUNA NDAJ KAPITENIT TË ASTON VILLAS/ Meret vendimi tifozin e Birminghamit, ja dënimet ekstreme

Delo.autor

Leave a Comment