Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Teuta më shumë gola nga vendasit, Kukësi kryeson Superioren me…

Vllaznia është kryesuesja e Kategorisë Superiore pas 19 javësh kampionat. Shkodranët janë të parët me 40 pikë dhe pas tyre vjen Partizani me 6 pikë më pak, ndërsa fundi i përket Bylisit dhe Skënderbeut me 12 pikë. “Panorama Sport” do t’ju paraqesë disa renditje ndryshe, bazuar në statistika specifike të këtyre 19 javëve të luajtura në edicionin e 82-të të Kategorisë Superiore.

GOLAT VENDËS- 201 gola janë shënuar deri tani në 19 javë kampionat, ku kemi një dominim të golashënuesve vendës. Nisur nga golat e shënuar nga lojtarët vendës në këtë pjesë të sezonit, i bie që të kryesojë Teuta me 37 pikë, ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia me 35 pikë. Fundi i kësaj renditjeje bazuar te golat e futbollistëve vendës i shkon Kukësit, i cili do të kishte vetëm 13 pikë në 19 javë kampionat.

GOLAT E IMPORTIT – Kukësi ka dy golashënuesit më të mirë të kampionatit deri tani, ku kryeson Agim Ibraimi me 10 gola dhe Patrik Eze me tetë. Bazuar te golat e lojtarëve që kanë ardhur nga jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, i bie që Kukësi të jetë kryesuesi me 38 pikë, ndjekur më pas nga Kastrioti me 38. Kjo tregon qartë se ku e kanë forcën goditëse këto dy ekipe. Apolonia mbetet e fundit edhe në këtë fushë, pasi nëse do të bazohej te të huajt, do të kishte vetëm 13 pikë, që pa dyshim kanë të bëjnë me barazimet.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Mahrez ndëshkon Southampton me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Mateo Kovacic alternativa e Jorginhos për klubin e madh të Premier Leagues

Sadik.Autor

A DO TË JENË NË “ELBASAN ARENA” PËR SHQIPËRI-ISLANDË? Tifozat Kuq e Zi marrin këtë vendim

Delo.autor

Leave a Comment