Futboll Seria A Sport

TRAJNERI PIRLO ME “DHIMBJE KOKE”/ Alarm total tek Juventus, gjysmë ekipi në infermieri

Sikur të mos mjaftonte shuplaka e marrë në Porto, Juventusi duhet të nisë të lëpijë edhe plagët, në pritje të ndeshjes të së hënës në kampionat kundër Krotones, ku emergjenca do të jetë totale. Përveç të dëmtuarve që tashmë njihen, siç janë Huan Kuadrado e Artur Melo, dje ka qenë radhë e madhe në klinikën bardhezi “J-Medical”.

Në të janë paraqitur Xhorxho Kielini, Leonardo Bonuçi, Alvaro Morata, Rodrigo Bentankur dhe Euston MeKeni. Për kapitenin është konfirmuar se nuk ka asnjë tërheqje, por fakti se shqetësimin e ka ndier në pulpë, për të parashikohen 10-15 ditë pushim, për të mos rrezikuar asgjë për ndeshjen e kthimit me Porton më 9 mars.

Edhe për Bonuçin pak a shumë e njëjta diagnozë, duke qenë se lodhja muskulore që e përndjek nuk po e lejon që të luajë në maksimum. Ndërko hë, vlerësime ka pasur edhe për Moratën, që kishte humbur ndjenjat për pak sekonda në dhomën e zhveshjes pas Portos dhe për spanjollin vihet në dyshim prezenca me Krotonen.

Por, vizitat nuk mbarojnë këtu, pasi edhe Bentankur e MeKeni kanë pasur probleme muskulore, që nga analizat ka ardhur si rrjedhojë e minutave të shumta të luajtura në një kohë shumë të ngjeshur.

Gjithsesi, me të gjitha mungesat në mesfushë, njëri prej të dyve duhet të luajë me çdo kusht të hënën, duke kujtuar gjithashtu se me Krotonen do të mungojë edhe mesfushori tjetër, Adrien Rabio, për çështje kartonësh. Me pak fjalë, formacioni për ndeshjen e radhës nga Andrea Pirlo është i gjithi për t’u shpikur, ndonëse mund të ketë një shans për Paulo Dibalën, i cili e ka kaluar dëmtimin tashmë.

Related posts

PËRFLITET PËR T’U LARGUAR/ Mesfushori i Barcelonës lë gjithçka në ajër me deklaratën e fundit

Delo.autor

MORËN NJË GODITJE TË FORTË/ Chiellini zbulon mënyrën se si do mundin Atleticon

Delo.autor

“ÇFARË MËSIMI MORA NGA EUROPIANI?” Mbappé: Se në futboll çdo gjë….

Delo.autor

Leave a Comment