Futboll Seria A Sport

“TREMBEM KUR IBRA S’BËRTET”/ Bennacer përgatit “regjinë” e titullit: Duhet të përpiqemi të rikthejmë Milanin në…

Ismael Benaser është gati të rimarrë çelësat e kabinës së regjisë së Milanit pas dëmtimit në kofshë që e mbajti larg fushave për thuajse dy muaj.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë për agjencinë franceze “AFP” për mikrofonët e së cilës ka shpjeguar pritshmëritë e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Si ndiheni pas një mungese kaq të gjatë?

Është dëmtimi i parë që më mban larg fushave për kaq shumë kohë. Jam riaftësuar dhe ndjesitë janë pozitive.

Mund të premtoni se do të ndëshkoheni me më pak kartonë të verdhë?

Punoj shumë me defektet e mia. Kam qenë disi më agresiv në fushë e nuk mendoja shumë, por nën “mbikëqyrjen” e Ibrahimoviçit zura mend shpejt.

Çfarë përfaqëson një kampion si Ibra për ju?

Zlatani nuk zmbrapset kurrë kur është fjala për të shkundur të rinjtë e skuadrës. Ndonjëherë bërtet shumë, por më mirë kështu se sa të mos flasë fare sepse do të dukej sikur nuk do t’ia dijë për atë që po bëjmë.

Si ka ndikuar në grupin kuqezi prania e tij?

Ai jep shumë. Ka përvojë të jashtëzakonshme dhe mundohet të na ngrejë në nivelet më të larta duke kërkuar gjithmonë përsosmërinë. Këshillat e Ibrës nuk mungojnë kurrë dhe është si nismëtari i një vale me talente të reja.

Thonë se Milani ndryshoi pas humbjes me Atalantën. Çfarë ndodhi pas saj?

Të gjithë pamë brenda vetes dhe kërkuam atë shpirt të cilin kemi sot.

Sa ka ndikuar Pioli në ecurinë e Milanit?

Ai diti të menaxhojë grupin, na qëndron pranë dhe na pyet nëse jemi të lodhur apo nëse kemi ndonjë mendim. Ai ka ndezur brenda secilit atë zjarr që ndoshta nuk e kishim më parë. Pioli na mësoi se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Milanit dhe kjo është një ndjesi shumë e bukur për të gjithë ne.

Ndërkohë jeni në vendin e parë të Serisë A…

Nëse nuk arrijmë diçka sivjet, gjithçka që kemi bërë deri më tani do të harrohet. Për hir të vetes sonë duhet të përpiqemi të rikthejmë Milanin në nivelet e dikurshme.

Gjithçka bëjmë u kushtohet tifozëve të cilët mezi i presim t’i kemi pranë sepse futbolli pa ata është i mërzitshëm. Vërtet nuk janë fizikisht pranë nesh, por mbështetjen e tyre e kemi ndier gjithmonë. Do të japim gjithçka për tifozët tanë…

Related posts

HISTORIA SHOKUESE/ Futbollisti që vrau ish-bashkëshorten mund të kishte përfunduar tek Barcelona

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ZHGËNJYES NDAJ NEWCASTLE/ Mourinho: Më mirë bamirësia se gjobat

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkoi një legjendë e futbollit italian, titullari i Shpresave firmos me klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment