Futboll Premier League Sport

VAZHDON ZHGËNJIMIN NË PREMIER/ Wolves mposht Arsenal-in me përmbysje

Arsenal është mundur 2-1 nga Wolves në javën e 22-të të Premier League.

Një humbje që ka ardhur me përmbysje për Topçinjtë, që e kanë nisur ndeshjen në Molineux Stadium me një gol të Saka në minutën e 9-të, por që është anuluar nga VAR.

Ka qenë i rregullt goli i shënuar nga Pepe në të 32-ën, me yllin e Topçinjve që ka realizuar me një goditje magjike pas një aksioni individual spektakolar.

Problemet kanë filluar për londinezët në fundin e pjesës së parë, kur Luiz është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë.

Te pika e bardhë është paraqitur Neves, i cili nuk ka gabuar.

Në minutën e 49-të ka ardhur përmbysje e vendasve me një gol të mrekullueshëm të Moutinho-s. Ndeshja është mbyllur përfundimisht kur ekipi i Arteta-s ka mbetur me 9 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Leno.

Gjermani është bërë portieri i dytë i Arsenal që ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier League pas Dabid Seaman në 1993-shin.

Related posts

22-VJEÇARI DREJT LARGIMIT NGA “LOS BLANCOS”/ Zidane nuk e do në skuadër, 4 klube pas mbrojtësit të Real Madrid

Delo.autor

DEBUTOI ME KOMBËTAREN/ Rrëfimi i Edi Rejës: Mosha nuk peshon, dua një Shqipëri të ekuilibruar

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndërprerja e ndeshjes në Bukuresht, UEFA merr vendimin për Rumani-Kosovë

F.autor

Leave a Comment