Futboll Sport

ZYRTARE/ Porto nis vrullshëm merkaton, rrëmben brazilianin e shumëkërkuar

Porto duket se nuk humbet kohë dhe pas suksesit ndaj Juventus në Champions League, arrin një tjetër fitore, kësaj here në merkato. Klubi nga “Dragao” ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e Pepe.

Eduardo Gabriel Aquino Cossa, i njohur si Pepe, është blerë nga Gremio për 15 milionë euro dhe kalimi i tij në Portugali do të bëhet në fillim të muajit korrik.

Pepe ka firmosur për Porton deri në vitin 2026. Braziliani, i cili luan si sulmues i majtë kërkohej edhe nga disa klube të tjera evropiane, por ai ka vendosur të zgjedhë Porton, që duket se i ka garantuar edhe një vend fiks në formacionin titullar.

Related posts

Plani i Manchester United për të ringjallur “Old Trafford”

Sadik.Autor

PSG-ja e paralajmëron largimin e Neymarit: Nuk mund ta…

Q.Autor

HAJDUTË “EKSPERTË”/ Fikën dritat e kompleksit dhe shqyen derën. Ja si u plaçkitën lojtarët e Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment