Futboll Sport

“AI NUK VDIQ, ATË E VRANË”/ Nisin protestat masive për vdekjen e Maradonës

Situatë kaotike në lidhje me vdekjen e Diego Armando Maradonës. Tifozët argjentinas dolën në rrugë të mërkurën për të kërkuar drejtësi për legjendën e futbollit botëror, pasi vdekja e tij në nëntor dyshohet se ndodhi për shkak të neglizhencës në kujdesin e tij. “Ai nuk vdiq, ata e vranë atë!” – thanë organizatorët e kësaj proteste, të cilët marshuan në sheshet e kryeqytetit të Argjentinës.

Në këtë protestë morën pjesë edhe ish-gruaja e Maradonas, Klaudia Villafane dhe dy vajzat e tij, Dalma dhe Gianina. Një bord mjekësor, me kërkesë të departamentit të drejtësisë, u takua të hënën për të analizuar vdekjen e Maradonës, teksa ende nuk janë zbuluar shkaqet e vërteta që sollën ndarjen nga jeta të kampionët të botës.

Maradona, kishte probleme serioze me shëndetin dhe po shërohej nga operacioni i trurit, kur ndërroi jetë në periferi të Buenos Aires. Hetuesit po shikojnë nëse anëtarët e ekipit mjekësor nuk e trajtuan në mënyrë adekuate ish-yllin e futbollit.

Related posts

“NUK NA NDEROJNË”/ FSHF mbi incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni: Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe dhjetëra të tjerë që na njollosin…

Delo.autor

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

MOMENTE TENSIONI NË FRANCË/ Futbollistët e Lille zihen me njëri-tjetrin. Gjyqtari i përjashton me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor