Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ 1000 fytyrat e “Djallit”, trajneri Pioli ka bërë 33 shpikje

Dy në Europë e dy në kampionat, trajneri ka improvizuar në 33 ndeshje nga 37 në total të sezonit deri më tani. Nuk po flasim për një ekip të rinjsh, por për Milanin që ka vuajtur si kurrë më parë mungesat në këtë sezon. Dëmtimet e natyrës muskulore kanë qenë ato që i kanë penguar më shumë kuqezinjtë të cilët kanë luajtur më shumë ndeshje se çdo ekip tjetër i Serisë A.

Vetëm ndaj Lilës dhe Sëlltikut në Ligën e Europës “Djalli” ka mundur të hedhë në fushë të njëjtin formacion, ndërkohë që “dopietën” e ngjashme e ka bërë edhe në kampionat (kundër Interit dhe Udinezes). Ta nisim pikërisht nga kampionati italian. Më 17 tetor 2020, ndaj Interit, Pioli rikuperonte Ibrën dhe hidhte në fushë për herë të parë formacionin që duhej të ishte ai titullar.

Donaruma në portë, Kalabria dhe Hernandez në krahët e mbrojtjes, ndërsa Romanjoli e Kjaer në qendër. Kesi e Benaser formonin dyshen e mesfushës, ndërsa pas shpinës së Ibrës luanin Leao, Çalhanoglu dhe Selemekers. Fitore 2-1 në derbi dhe plan për të hedhur në fushë të njëjtin formacion kundër Romës, por infektimi i Xhixhos me COVID bën që Tatarushanu të aktivizohet në portë. Fati do që Donaruma të shërohet dhe kuqezinjtë të përdorin përsëri të gjithë titullarët ndaj Udinezes duke korrur një tjetër fitore.

NË EUROPË – Dëmtime, skualifikime dhe ndryshime për të ruajtur energjitë e detyrojnë Piolin të bëjë “shpikje” në Ligën e Europës. Më 22 tetor ndaj Sëlltikut, pas fitores në derbi, ndalet Kalabria, në vend të të cilit aktivizohet Dalo. Ndryshime edhe treshja pas shpinës së Ibrës që kundër skocezëve përbëhej nga Kastijeho, Kruniç dhe Diaz. Fitore 3-1 për kuqezinjtë që më 5 nëntor shfaqen me të njëjtin formacion kundër Lilës në “San Siro”.

I vetmi rast kur Milanit i mungon fitorja, pasi francezët marrin tri pikë falë tre golave të Jazexhi. Në të gjitha 33 ndeshjet e tjera, Piolit i duhet të sajojë e të përshtatet duke arritur gjithsesi të ruajë ekuilibrat delikatë të një ekipi që qeverisi Serinë A për 6 muaj.

Related posts

Shantazh përmes parave, FIFA në “skenë” kundër agjentëve

Q.Autor

“E KEMI THËNË DISA HERË QË…”/ E vërteta rreth largimit të Havertz, Bayer Leverkusen sqaron gjithçka

Delo.autor

400 GOLA NË LA LIGA/ Askush si Messi. Ja “skaneri” i plotë i këtij rekordi

Delo.autor

Leave a Comment