Futboll Premier League Sport

ASKUSH SI LIVERPOOL NË PREMIER PREJ REZULTATEVE NEGATIVE/ Ish-mbrojtësi “Të Kuqve”: Po kalojnë një moment të vështirë

Humbja me Fulhamin, e dërgoi serinë e humbjeve radhazi të Liverpulit në “Anfield Road” në 6 ndeshje, duke e bërë zyrtarisht skuadrën kampione më të dobët në historinë e Premier Ligës. Sezonin e shkuar, “Reds”-at u shpallën kampionë pasi grumbulluan 99 pikë në total. Por, edhe tifozët më pesimistë, nuk do ta kishin parashikuar një sezon të tillë për makinerinë e Klopit. Krahasuar me sezonin e shkuar, kur të kuqtë deri në këtë moment kishin pësuar vetëm një humbje (në transfertë me Uotfordin), rënia është shumë evidente.

Liverpuli renditej në vend të parë me 79 pikë, me vetëm 1 barazim dhe 1 humbje pas 28 javësh. Ndërsa sot, klubi renditet në vend të 8-të, me 43 pikë dhe -36 nga sezoni i shkuar. Asnjë kampione në historinë e Premier Ligës nuk ka pasur një rezultat më të dobët se ky, madje as Lestëri pasi fitoi titullin historik, nuk mbërriti deri në këtë nivel në sezonin 2016- ‘17, duke regjistruar -27 pikë më pak pas 28 javësh.

KARRAGER – Kritikat që vijnë në drejtim të Liverpulit nuk kursehen as nga Xhemi Karrager, legjenda e mbrojtjes së skuadrës, i cili duke analizuar pas humbjes me Fulhamin, për mikrofonat e “Sky Sports” nuk i kurseu lojtarët e klubit për të cilin bën tifo: “Shumë shpesh, gjatë sezonit të shkuar, Liverpuli arrinte të shënonte gol në fund të ndeshjeve dhe fitonte, ose reagonte pas një humbjeje. Në këtë periudhë meritonin atë që kishte thënë Jyrgen Klopi në lidhje me mentalitetin e tyre, mentalitet përbindëshash. Por, sot mentaliteti i tyre është ai i gjyshërve.

Sa herë skuadra e sheh veten në disavantazh, ose është duke kaluar një moment të vështirë, nuk di të reagojë. Kjo ndodh tashmë prej 3-4 muajsh. Nuk është e pranishme për Liverpulin që të bëjë ndeshje të tilla. Edhe kundër një skuadre që, duhet të jem i sinqertë, është më pak e fortë. Besoj se në këtë pikë, të mendosh për vendin e katërt bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ai pozicion është me të vërtetë shumë larg tani”

Related posts

Guardiola i fiksuar pas lojtarëve të Monacos, do edhe Lemar te Man.City

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Talenti i Real Madrid huazohet sërish, do luajë në La Liga tek klubi…

Delo.autor

E FUNDIT/ Dridhet Italia përpara ndeshjes me Holandën, dyshohen dy futbollistë me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment