Futboll Kategoria Superiore Sport

“BËJ ÇFARË TË DUA UNË, S’DO TË MARR LEJE TY”/ Trajneri Kamarata tërbohet me stolin kuksian, ja pikantet e sfidës…

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Elbasan.

* Duke qenë ditë e premte dhe shumë lojtarë janë të besimit mysliman, si “xhuma” që ishte, një pjesë e tyre bënë ritualin e lutjes ndaj Zotit për të pasur ndihmën e tij në këtë ndeshje.

* Në ndeshjet e fundit Kukësi ka pasur në stadium disa tifozë të zhurmshëm, të cilët bëheshin problematikë, por mesa duket ishin marrë masat që të mos pranoheshin në stadium, duke i “zhdukur” ata.

* Kjo ishte ndeshja e parë e Kukësit që e zhvillonte në mesditë dhe pa qenë nevoja të ndizeshin prozhektorët në “Elbasan Arena”.

* Presidenti Safet Gjici e kishte “braktisur” skuadrën në këtë ndeshje. Ndërkohë, nuk mungoi ai i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

* Fantazisti Agim Ibraimi ka “fansa” në tribuna, teksa një tifoz i Kukësit ia beh: “Kapiten, je numri një”.

* “Po ecim shumë ngadalë, dua shpejtësi”, i thotë Kamarata stolit, me këta të fundit që ua përkthejnë lojtarëve fierakë ankesën e trajnerit.

* Në një moment Demiri kapet keq me Mihanën, pasi ky i fundit nuk po nxirrte topin jashtë vijave kufizuese për t’i ardhur në ndihmë lojtarit të Kukësit, që ishte i shtrirë në tokë. Incident ku përfshihen disa lojtarë, por në fund sheshohet gjithçka.

* Kamarata kapet me stolin kuksian, nga ku mesa duket u përqesh gjatë momentit që italiani po fliste. “Pusho ti, OK, bëj çfarë të dua unë, s’do të marr leje ty”, ia ktheu jo pak i irrituar trajneri i Apolonisë.

* Pas ndërhyrjes së Agiares ndaj Eze në mesin e fushës me bërryl, kryesoi Lata jep faull dhe nxjer të verdhën. Ndërhyn Kamarata në këtë moment duke mos pranuar vendimin. “Jo i verdhë jo, çfarë është kjo punë kështu, nuk ishte për karton”.

* Portieri Romeo Harizaj bën shumë pak pushim në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë. “Gardiani” i fierakëve del menjëherë në fushë dhe po bënte sërish stërvitjeje, i ndihmuar edhe nga një shok i skuadrës, i cili godiste drejt portës.

* Mbrojtësi i Kukësit, Bruno Lulaj, ka qenë në dyshim për këtë ndeshje, për shkak të një dëmtimi. Fillimisht është menduar që të qëndrojë në pankinë, por më pas është vendosur që të ulet në tribunë dhe të mos jetë i gatshëm për Josën.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 1-2

Delo.autor

Inter tregon “dhëmbët”/ Zikaltrit kërkojnë mesfushorin që po SHKËLQEN me Portugalinë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nesër shorti, ja rivalët e mundshëm të Teutës në turin e parë…

Delo.autor

Leave a Comment