Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Shehi me shumë dilema për skemën, ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit…

Idriz Batha ka lënë pas tërheqjen që pati pësuar dhe dje u fut me grupin me ngarkesë të plotë. Trajneri Orges Shehi, në fillim të stërvitjes foli kokë më kokë me Agustin Torasën. Lojtari argjentinas ende nuk është gati 100 për qind dhe me shumë mundësi ndeshjen mund ta nisë nga pjesa e dytë.

Edhe Najdovski nuk do të luajë si titullar, sepse dje u pa që nuk ishte në gjendje optimale. Dilemat e Shehit janë disa, ku një prej tyre është Vangjeli nëse do të jetë në fushë apo Behiratçe. Shehi ka provuar si formacionin me tre mbrojtës dhe atë klasik me katër mbrojtës, ndërsa sot ai do të ndajë titullarët.

Gjithsesi, në portë do të luajë Bekaj. Në mbrojtje Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Në mesfushë janë dy ide. E para me Çelhakën, Bathën dhe Tolin, ndërsa në sulm Halili, Kale e Seferi. Po kështu, nëse Shehi vendos për Torasën titullar sakrifikohet një prej dyshes Toli-Halili. Vairinen, dështimi i radhës së merkatos së Tiranës, nuk do të luajë titullar, por do të qëndrojë në stolin e rezervave.

Për sa u përket kartonëve, katër lojtarë rrezikojnë të mos jenë ndaj Laçit. Grent Halili, Kristi Vangjeli, Jurgen Vrapi dhe Agustin Torasa kanë nga tre kartonë të verdhë. Nëse luajnë me Kastriotin dhe ndëshkohen, e plotësojnë numrin katër të kartelave me ngjyrë të verdhë. Tirana ka vuajtur shumë këtë sezon nga kartonët. Bardheblutë janë një nga skuadrat që ka marrë më shumë këtë kampionat. Më saktë, 51 të tillë. Katër pikë diferencë ka mes dy skuadrave, Partizanit dhe Tiranës.

Nëse fitojnë bardheblutë, nuk kalojnë të kuqtë, por u shkojnë një pikë afër, ndërsa një fitore e Partizanit thellon diferencën mes dy skuadrave. Dy ndeshje mes Tiranës dhe Partizanit janë luajtur këtë sezon. Bardheblutë nuk kanë fituar asnjërën prej tyre, ndërsa të kuqtë ia dolën që në ndeshjen e 20 janarit të fitonin me një gol të Çinarit.

Bardheblutë fituan 2 nga katër derbet sezonin e shkuar, por nuk ia dolën që të mundin të kuqtë prej tri takimesh radhazi në kampionat, pasi kanë, veç humbjes, edhe dy barazime: 1-1 dhe 0-0. Ndoshta është momenti i duhur i skuadrës kampione.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Related posts

Humb ndeshjen në Champions? Mjekët: Të mërkurën, Higuain…

Q.Autor

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Delo.autor

Maradona: As VAR nuk do ta kishte anuluar “Dorën e Zotit”

Sadik.Autor

Leave a Comment