Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Asi” që ndryshon ndeshjet, fantazisti Bajrami ka zgjedhur të luajë për…

Këtë sezon është një Seri B e cila më shumë se kurrë tregon cilësi, sidomos në tri skuadrat e vendeve të para. Për më tepër, ajo ç’ka i bën treshen Empoli, Venecia dhe Monxa të dallohen nga të tjerat janë Bajrami i Empolit, Aramu i Venecias dhe Boateng i Monxës. Një prej këtyre lojtarëve që mund të ndryshojë edhe ndeshjen, është risia e Kombëtares shqiptare për edicionin e ri të kualifikueseve.

“Gazzeta Dello Sport”, iu ka kushtuar vëmendje tre lojtarëve të dalluar deri më tani në Serinë B, ku mes tyre është edhe fantazisti i Empolit, i cili së fundmi është bindur që të zgjedhë Shqipërinë për të luajtur në Kombëtaren A, pasi ka qenë pjesë e Zvicrës deri në ekipin U-21. Ja si vijon edhe shpjegimi për yllin e Empolit këtë sezon.  Ndër të tjera, prestigjiozja italiane konfirmon edhe lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” që prej ditësh ka bërë me dije se Nedim Bajrami ka pranuar ofertën dhe interesimin e Rejas për të zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë dhe do të jetë një nga risitë e listës së marsit.

NEDIM BAJRAMI

“Nedim Bajarmi i cili ka mbushur 22 vjeç vetëm një javë më parë (28 shkurt), ka lindur në Maqedoni, me origjinë shqiptare si dhe i natyralizuar me pasaportën zvicerane. Profesioni? E thjeshtë një futbollist i zoti. Roli? Momentalisht po shkëlqen si fantazist, por në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe rolin e mesfushorit të qendrës apo edhe të sulmuesit të dytë. Roli prej fantazisti, është ai që duket se i përshtatet më së shumti. Me çfarë ka treguar deri më tani, është një armë e rëndësishme e shtuar për Dionisin, trajnerin e Empolit në rrugën për të siguruar ngjitjen në Serinë A.

PRESIDENTI

Për të, ka një koment edhe presidenti i emilianëve, Fabricio Korsi: “Bajrami ka të dhëna fizike të jashtëzakonshme. Ka cilësi teknike në këmbë, që i lejojnë manovra të ndryshme në fushë, me të cilat bën lehtësisht diferencën. Mund të bëjë shumë role në skuadër”, ka treguar kreu i klubit emilian. Me Nedim Bajramin, Empoli mund të ndryshojë ndeshjet. Dy gola të shënuar dhe shtatë asiste në kampionat, së bashku me dopietën e shënuar në Kupë ndaj Napolit, e konfirmojnë lehtësisht se Bajrami do të jetë njeriu i merkatos për Empolin në fund të sezonit.

KOMBËTARJA

I rritur te Grasshopersi në Zvicër, ka luajtur në të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës deri në ekipin U-21. Por, për ekipin A, duket se do të drejtohet nga origjina e tij. Bajrami pritet të jetë në grumbullimin e radhës në Shqipërinë e Edi Rejës, i cili e ndjek prej kohësh”, përfundon “Gazzetta Dello Sport” për talentin 22-vjeçar.

Related posts

NDESHJEN DEBUTUESE E LUAJTI I DEHUR/ Kush është Robin Gosens, ylli i Gjermanisë që kërkon të bëhet polic

Delo.autor

Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin: Para ndeshjeve thithnin…

Isa.Autor

TRE LOJTARË “ME VALIXHE NË DUAR”/ Juventusi bën gati skarcimet

Delo.autor

Leave a Comment