Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Devolli mbyll aventurën me Drenicën, trajneri gjirokastrit jep dorëheqjen. Ja arsyeja…

Aventura e Bledar Devollit te Drenica në Kosovë ka zgjatur vetëm 5 muaj. Ditën e sotme trajneri gjirokastrit ka paraqitur dorëheqjen te kryesia e klubit, pas eliminimit në Kupë nga skuadra e Dukagjinit.

Trajneri ka mbetur i zhgënjyer nga ky eliminim dhe menjëherë pas ndeshjes ka paraqitur dorëheqjen, e cila është pranuar nga presidenti i klubit kosovar. Kujtojmë se Devolli mori drejtimin e Drenicës në muajin tetor të vitit të kaluar, pas një fillimi të vështirë që skuadra kishte në kampionat.

Njoftimi i klubit:

Devolli ndahet me klubin! Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.

Related posts

NË DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Hysaj mbetet në ajër, Roma bën gati shkëmbimin me…

Delo.autor

Sanchez thellon edhe më shumë epërsinë e Arsenalit ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Q.Autor

SHKËLQEU NDAJ UEST HEMIT/ Broja sfidon Sitin e Guardiolës

Delo.autor

Leave a Comment