Futboll Sport

FINALJA E EUROPA CONFERENCE LEAGUE NË TIRANË/ Ironizojnë tifozët e Liverpool: Nuk e dimë ku bie

Në fund të këtij edicioni, veç kampiones, tri skuadrat e tjera shqiptare nuk do të garojnë për Europa Ligën, por Konferencë Ligën. Mirëpo, në këtë kompeticion mund të ketë edhe emra të mëdhenj të futbollit europian.

Një prej tyre, me gjasë mund të jetë edhe Liverpuli. Për këtë të fundit, tifozët e saj kanë nisur të bëjnë edhe ironi në rrjet. “Me këtë ecuri, na pret stadiumi ‘Air Albania’ në Tiranë që ka vetëm 21 000 vende”, shkruan një prej tifozëve.

“Nuk di se çfarë turi nëpër Europë do të na presë në këtë kompeticion. As nuk di në hartë se cilat vende mund të na duhet të udhëtojmë”, vijon ironia e ultrasve të Liverpulit me formën aspak të mirë të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop, e cila rrezikon seriozisht të mbesë jashtë gjashtëshes së parë.

Related posts

E rrallë/ Në ndeshjen e Luftëtarit, gjyqtari obez “vendosi drejtësi” kundër ekipit slloven

Isa.Autor

Objektivi i Bayern Munich rikonfirmon angazhimin ndaj klubit aktual

Sadik.Autor

Real Madrid planifikon skuadrën e 2018/19: Një anësor, një sulmues

Sadik.Autor

Leave a Comment