Futboll La Liga Sport

FITORE E MERITUAR/ Atletico mposht Alaves falë golit të Suarez dhe shkëputet sërish në krye

Atletico Madrid ka triumfuar 1-0 ndaj Alaves, duke ruajtur diferencën me Realin e Madridit në 6 pikë, si dhe duke lënë 7 pikë pas Barcelonën, që do të luajë në mbrëmje ndaj Sociedad.

Heroi i madrilenëve ditën e sotme ishte i zakonshmi Luis Suarez. Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 19 golave, 2 më pak se Leo Messi. Suarez shënoi me kokë pas një krosimi të Trippier në minutën e 54’ të ndeshjes.

Pas golit, Atletico Madrid administroi mjaft mirë gjithçka, duke mbajtur avantazhin deri në fundin e ndeshjes. Fitorja 1-0 e çon ekipin e Simeones në kuotën e 66 pikëve, 6 më shumë se sa Real Madrid dhe 7 më shumë se Barça që ka një ndeshje më pak.

Related posts

”LUFTETARI”, Ndoj shënon një supergol për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij në Itali (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS “BOTTLE CAP CHALLENGE”/ Sfidë e re nga Ibahimovic, kësaj radhe objektiv janë…gjethet e pemëve (VIDEO)

Delo.autor

E ZYRTARIZON VETË FUTBOLLISTI/ Mbrojtësi Frashëri ndërpret kontratën me skuadrën kosovare

Delo.autor

Leave a Comment