Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF PUBLIKON AXHENDËN/ Faza gjymsëfinale e Kupës së Shqipërisë, ja dita kur do të hidhet shorti…

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën e premte, datë 2 prill, në ora 11:00. Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Në njoftimin raportohet se shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Related posts

VIDEO/ Lëvizja ‘ilegale’ e futbollistit të Real Madrid, “vret” karrierën e kundërshtarit

Q.Autor

Ronaldo mposht sërish Messin, fiton topin e artë nga ‘Globe Soccer Awards’

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Epidemia rrezikon edhe miqësoret e Shqipërisë, FSHF vihet në lëvizje!

Delo.autor

Leave a Comment