Futboll Seria A Sport

HUMBJE BEFASUESE/ Juventus mposhtet nga Benevento në “Allianz Stadium” dhe shuan shpresat për titull

Duhet të ishte një pasdite e qetë dhe një fitore në kasafortë, por Juventus-Benevento është kthyer në dramë dhe tashmë ka shuar të gjitha shpresat e bardhezinjve për të kapur Interin në krye të renditjes (dhe me ndeshjen ndaj Sassuolo për t’u luajtur, ashtu si Juventus-Napoli)

Në Torino ndodh çudia e madhe dhe gafën e bën Arthur, 20 minuta nga fundi, kur në mënyrë krejt të pashpjegueshme në mbrojtje pason horizontalisht dhe ia fal topin Gaich, që stopon dhe godet duke mposhtur Szeszcny…

Juventusi hidhet i gjithi në sulm dhe janë të paktën 4-5 tentativa për gol të falura nga ekipi i Pirlos por Benevento reziston dhe portieri Montipo tregohet fantastik duke bërë pritje vendimtare.

Ka edhe protesta për një pengim në zonë të Chiesa dhe Pirlo merr të verdhë. Por, arbitri nuk akordon pasi në pjesën e parë dha penallti dhe VAR e korigjoi.

Pas 4 minutash shtesë vjen vërshëllima finale! Juventusi mundet nga Benevento, pikërisht në ditën kur Cristiano Ronaldo mori nga presidenti Agnelli fanellën me 770 golat e shënuar në karrierë.

Related posts

“EURO 2020″/ 3 penallti dhe 2 dopiata, Franca e Portugalia kualifikohen për në fazën e 1/8-ve

Delo.autor

KOMBËTARJA NË ALARM/ Sulmuesit pa ekip, 4 lojtarë me valixhe në duar

Delo.autor

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Dështime totale në Milano, dy sulmues po mahnitin në Brazil

Isa.Autor

Leave a Comment