Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Xabi Alonso i habit të gjithë, vendos për të ardhmen

Ish-mesfushori i Bajernit dhe Real Madrid, Ksabi Alonso, ka rinovuar kontratën e tij dhe për një vit tjetër me skuadrën e Real Sociedad B, duke hedhur kështu poshtë zërat se do të marrë drejtimin e gjermanëve të skuadrës së Gladbahut në verë.

Lajmin e bëri publik vetë faqja e klubit spanjoll në rrjetet sociale ku ish-mesfushori u shpreh me fjalët: “Unë vazhdoj të besoj në këtë projekt dhe dua të vazhdoj të ndihmoj në përmirësimin e ekipit. Ne kemi më shumë objektiva dhe ambicie këtë sezon.’’

Mësohet se arsyeja që e ka çuar spanjollin drejt këtij vendimi është se nuk do të largohet nga familja e tij dhe Spanja është vendi ideal për të punuar.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ Ndeshja e vitit për “Bardhezinjtë”, Conte me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DE ROSSI SHKËLQEN NË ARGJENTINË/ Debuton me gol për Boca Juniors

Delo.autor

MODELJA “NGRE TEMPERATURAT”/ April “frymëzon” zikaltrit para ndeshjes me Torinon (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment