Futboll Sport

“INTER ËSHTË NJË SKUADËR QË NUK VDES KURRË”/ Moriero: Goli më i bukur? Është ajo me roveshatë ndaj…

Ish-lojtari i Interit dhe sëfundmi ish-trajneri i Dinamos, Françesko Moriero ka folur për mikrofonat e “Radio Nerazzurra”, në ditën e ditëlindjes së 113-të të Interit.

Kujtimi i parë me Interin – “Kur kam parë Zanetin, kam menduar ‘Po unë, ku kam ardhur’. E kam parë teksa stërvitej dhe kam menduar se nuk do të luaja kurrë. Më pas ai u spostua në të majtë dhe unë fillova të luaja.”

Goli më i bukur – “Më emocionuese në ‘San Siro’ ishte goli ndaj Fiorentinës pas një asisti me kokë të Zamoranos, ndërsa më i bukuri është ajo me roveshatë  ndaj Ksamaksit.”

Interi i sotëm – “Është një skuadër që nuk vdes kurrë, falë ambicies së Antonio Kontes. Interi është një skuadër e fortë, e vështirë për tu mundur. Më pëlqen siguria që ka edhe në momentin kur nuk ka në qarkullim topin.”

Barela – “Do të luante edhe tek Interi im.  Teknikisht është i fortë, i kompletuar në të gjitha fazat.”, përfundoi Moriero, i cili la sëfundmi pankinën e Dinamos ku sipas tij klubi blu nuk i ka paguar pagat teknikut italian.

Related posts

PAS PËRJASHTIMIT NGA GJERMANIA/ Vjen reagimi i Thomas Muller, ja deklarata e bujshme

Delo.autor

STATISTIKAT/ Rekord pasimesh, por Enrike nuk di të fitojë. Pedri bëhet lojtari më i ri spanjoll që…

Delo.autor

“GJYSHËRIT E MI MË BËNË TIFOZ ME MILANIN”/ Mbrojtësi “Kuqezi”: Bluza ime e parë ka qenë ajo e…

Delo.autor

Leave a Comment