Futboll Seria A Sport

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Juventus i detyruar të shesë “Përbindëshin” Ronaldo. Zëvendësuesi mund të jetë…

Dhjetë ditë më parë Juventusi zbuloi bilancin e gjysmës së sezonit dhe humbjet ishin stratosferike: 113.7 milionë euro. E përkthyer ndryshe, kriza financiare e detyruar nga pandemia ka goditur keq Juven dhe situata është vërtet dramatike. Nëse kjo shumë i bashkohet më pas shifrës prej 236 milionë eurosh, që “Zonja e Vjetër” duhet të paguajë në fund të sezonit për rrogat e futbollistëve, atëherë kolapsi nuk do të ishte një çudi.

Dhe për këtë arsye, media italiane lëshoi dje bombën: Juventusi është i detyruar që të shesë Kristiano Ronaldon në fund të këtij sezoni, por me shumë mundësi edhe dy lojtarë të tjerë, si Adrien Rabio e Aron Ramsej, të cilët nuk po shpërblejnë në fushë, atë për të cilën paguhet. Por, ta nisim nga portugezi: 31 milionë euro neto në muaj, ndërsa francezi e uellsiani përfitojnë respektivisht 7 milionë secili plus 2 milionë bonuse. Shkurt, tri lojtarë, 45 milionë euro, por duke llogaritur edhe taksat për secilin, shifra është dopio. Kjo strategji, edhe pse është shumë e dhimbshme sidomos për të humbur një fenomen si Ronaldo, duket e detyrueshme për presidentin Andrea Anjeli, i cili deri tani ka bërë të pamundurën për të mbajtur në skuadër më të mirët.

Madje, menjëherë pas pandemisë, vjet e kujtojnë të gjithë se Juventusi shtoi kapitalin me 300 milionë euro, duke shtuar borxhin e skuadrës, për të mos hequr dorë nga luksi. Por, kur shihet se ky sezon mund të përfundojë ndoshta vetëm me një Kupë Italie (nëse finalistja Atalanta do ia lejojë sigurisht), humbjet do të jenë edhe më të mëdha. Prandaj, në Torino kanë nisur të mendojnë një plan për verën, ku nëse do të largohet Ronaldo, ky do të zëvendësohet me Mauro Ikardin, i cili do kënaqej me 8 milionë në sezon nga 31 të portugezit. Ndërsa Ramsej e Rabio do të financonin blerjet e Lokatelit e Zhorzhinjos pagat e të dyve së bashku nuk do t’i kalonin 7 milionët.

Related posts

BATE BORISOV-ARSENAL/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Dragun

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Uzuni nuk gabon, sulmuesi kuqezi gjen golin e parë Europa League ndaj Betis (VIDEO)

Delo.autor

“LOJTARI UNIVERSAL”/ Ja lideri i Juventusit në Champions League…

Isa.Autor

Leave a Comment