Futboll Sport

KOSOVË/ Goli në frymën e fundit i jep kryesimin Dritës, Feronikeli i Duros bie në minutën e 94

Goli i Festim Alidemaj në minutën e 94’, i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme Dritës ndaj Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 në Superligën e Kosovës.

Një fitore tejet e rëndësishme kjo për Dritën, e cila i ngjit në vendin e parë me 50 pikë, 2 më shumë se Ballkani i Bledi Shkëmbit.

Gjatë gjithë 90 minutave ishte një ndeshje e barabartë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, teksa rastet nuk munguan, por do të zhbllokohej vetëm në minutën e 94’, ku Alidemaj ia del ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë fitoren dhe kryesimin skuadrës nga Gjilani.

Feronikeli i Klodian Duros mbetet në vendin e 6-të me 27 pikë dhe kjo është humbja e 3-të në 5 ndeshjet e fundit.

Related posts

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Ka dritë në fund të tunelit për Iscon në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKANDALI/ Eliminimi nga Champions-i dhe humbja ndaj Monakos lënë shenjë, Nejmar paraqitet i dehur në fushë dhe…

F.autor

VEPRIMI I ÇUDITSHËM I BALE/ A bëri gabim Madridi që nuk e shiti? (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment