Futboll Seria A Sport

KRITIKON ASHPËR JUVENTUS DHE CR7/ Moncalvo: Ronaldo nuk ka më lidhje me këtë skuadër. Ja çfarë kërkon të shmangë…

“Është një skuadër diletantësh e di si mbrohet një goditje dënimi si ajo e Porto-s. Juventus nuk ka më përulësinë e lojtarëve që shtrihen në tokë, as Cuadrado nuk e bëri. Jemi përballë një tragjedie sportive”.

Gazetari i La Verita, Luigi Moncalvo, ka kritikuar ashpër Juventus-in dhe Cristiano Ronaldo-n në një intervistë të dhënë për Radio Punto Nuovo.

Moncalvo ka folur hapur për dëshirën e Ronaldo-s për t’u larguar.

“Jam gati të vë dorën në zjarr që CR7 ka kaluar gjithë ditën në telefon me menaxherin e tij Mendes, sepse nuk do të bëjë më figura muti”, ka thën gazetari italian.

“Ronaldo nuk ka më lidhje me këtë skuadër, por ka akoma një vit në kontratë. Kërkon të shmangë mundësinë që të largohet nga Juventus, por do që vendimi të jetë i tiji. Po fillon operacioni i shkëputjes”.

Related posts

“DO TË JETË NJË KAMPIONAT I EKUILIBRUAR”/ Allegri: Janë 8 skuadra për titull në Serinë A

Delo.autor

LIVE/ 13 gola në 45 minuta, njihuni me rezultatet e Kategorisë së Parë 

Isa.Autor

Dështimi i Mourinhos: 350 milionë euro të shpenzuar për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment