Futboll La Liga Sport

KRIZA E RËNDË FINANCIARE/ Klubi i madh spanjoll mendon të shesë yllin kryesor

Një ndër ekipet më të mëdhenj dhe më me histori në Spanjë është padyshim Valencia, por ky klub po has probleme të mëdha financiare së fundmi, me pronarët nga Singapori që nuk po e menaxhojnë siç duhet situatën.

Ekipi është shpërbërë gati tërësisht nga sezoni i kaluar dhe këtë vit lufton për mbijetesë në La Liga. Tifozët janë të tërbuar me presidentin Peter Lim, i cili ka menduar një zgjidhje për të dalë nga kriza financiare.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, presidenca ka ndërmend që të shesë Goncalo Guedes, që është ndoshta edhe lojtari më i vlefshëm momentalisht në ekip. Kartoni i portugezit vlerësohet rreth 20 milionë euro, që për ironi të fatit është sa gjysma e vlerës që Valencia pagoi në vitin 2018 për ta marrë nga PSG për 40 milionë euro.

Related posts

MANCHESTER UNITED APO TOTTENHAM? Allegri gati zbarkojë në Angli tek klubi…

Delo.autor

FESTOI 29-VJETORIN/ Balotelli shfaqet me rrudha dhe thinja: Plakja nuk më ndryshon…

Delo.autor

“DO TA FITOJË JUVENTUSI CHAMPIONSIN?” Ronaldo jep këtë përgjigje!

F.autor

Leave a Comment