Futboll Premier League Sport

KUALIFIKIMI NË FAZËN CHAMPIONS/ Tërbohet Agüero, bën akuzën e pabesueshme ndaj shokëve të skuadrës

Manchester City eliminoi Borussia Monchengladbach në 1/8 finale të Champions-it. Sidoqoftë, Sergio Agüero e la fushën me zemërim, sapo arbitri vërshëlleu për herë të fundit. Sulmuesi argjentinas, i cili hyri si zëvendësues dhe luajti vetëm 15 minutat e fundit, nuk mund ta fshihte bezdinë, sepse nuk mori pjesë në lojë siç pritej. Dhe kjo është arsyeja pse përfundoi duke vënë kritikuar shokët e skuadrës. “Ata nuk e pasojnë topin tek unë”, – tha argjentinasi, ndërsa largohej nga fusha.

Zemërimi i tij ishte i qartë. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të Manchester City festuan kualifikimin në qendër të fushës, Kun shkoi drejt dhomës së zhveshjes dhe u shoqërua nga një ndihmës i Guardiolës, i cili e pyeti atë nëse kishte ndonjë shqetësim. Pasi i sqaroi se çfarë kishte, Aguero u drejtua për nga tuneli i stadiumit, tërë mllef dhe mërzi.

Përtej këtij episodi specifik, dyshimet rriten mbi atë që do të ndodhë me Kun për sezonin e ardhshëm. Shënuesi më i mirë në historinë e Manchester City e përfundon kontratën në qershor. Ndryshimi i klubit duket gjithnjë e më i qartë. Në merkato, një nga klubet që shfaqet në horizont është Barcelona, ​​ku Joan Laporta planifikon të nënshkruajë me të për të forcuar sulmin, por edhe lehtësuar vazhdimësinë e Messit në “Camp Nou”.

Related posts

BONUCCI VRER NDAJ LAZIOS DHE INTER/ Icardi tërbon tifozët “Zikaltër” duke bërë… “like”

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Slavia Sofia në “Air Albania”. Rezultati 2-1

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Partizani vendos me super golin e Telushit

Delo.autor

Leave a Comment