Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Gladbach. Rezultati 2-0

Duke filluar nga ora 21:00, luhet sfida Mançester Siti-Borusia Monshengladbah e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolës, vjen e qetë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, teksa kryesojnë edhe Premier Ligën angleze me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë, Mançester Junajtid.

Ndërsa krejt e kundërta ndodh në kampin gjerman, Borusia vjen pas 5 humbjeve radhazi, 1 në kupë dhe 3 në kampionat, përfshi dhe humbjen me Sitin në raundin e parë të Champions-it, ndërkohë që ndodhet në mesin e tabelës në kampionatin gjerman me vetëm 33 pikë pas 25 ndeshjesh.

Ndërkohë trajneri Pep Guardiola si duket nuk ka kursyer asnjë nga yjet e tij duke tentuar ta mbylle kualifikimin pa rrezikuar ndonjë surprizë.

 

LIVE/ Manchester City – Gladbach 2-0

 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 18/ Manchester City dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Ilkay Gundogan.

MINUTA 12/ Manchester City kalon në avantazh me golin e shënuar nga Kevin De Bruyne.

MINTUA 1/ Starton ndeshja

Related posts

TELENOVELË ME YAMAL/ Dëmtohet ylli spanjoll, por mediat nuk binden

F.autor

U BË VIRALE/ Alioski nderon Besnik Hasin, goli i shqiptarit “çmend” komentatorin arab (VIDEO)

Delo.autor

“DEBUTOI ME LEGJENDËN”/ Zbulimin e Panuçit e prezantojnë te klubi i ri në Hungari si lojtar të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment