Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LUAJNË SFIDËN E PARË ZYRTARE/ Ja axhenda e Kombëtares për ndeshjen ndaj San Marinos…

Shqipëria luan më 31 mars ndeshjen e tretë në këtë edicion kualifikues për rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Pas fitores në Andorrë, është radha për të marrë një tjetër 3 pikësh. Kuqezinjtë kanë luajtur dy miqësore me këtë kundërshtar, të fituar 3-0, ndërsa këtë të mërkurë do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare me përfaqësuesen që renditet e fundit në klasifikimin e FIFA-s, në vend të 210.

AXHENDA – Kombëtarja shqiptare do të niset sot në drekë drejt San Marinos, aty ku të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e radhës për eliminatoret e Botërorit. Rreth orës 13:00 ekipi ynë përfaqësues i futbollit do të niset nga Rinasi dhe pritet të mbërrijë pas 2 orësh. Më pas do të zhvillojnë seancën stërvitore të pasdites. Edhe të martën do të ketë stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp të trajnerit dhe kapitenit përpara ndeshjes, e cila do të luhet të mërkurën në orën 20:45.

Related posts

NDESHJET E SEZONIT 2019-20/ Prezantohet topi i veçantë në Premier League (FOTO)

Delo.autor

SURPRIZON ME DEKLARATËN PËR TALENTIN ITALIAN/ Drejtori i Fiorentinës: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me…

Delo.autor

Pamja MADHËSHTORE e “Arenës Kombëtare”, përfundon plotësisht mbulesa e stadiumit të ri

Isa.Autor

Leave a Comment