Futboll Shqipëri Sport

LUAN ME KLUBIN E KONIASPOR NË TURQI/ Mesfushori Bytyqi bëhet gati për Shqipërinë, ja kur pritet të grumbullohet…

Shqipëria rinovohet çdo ditë e më shumë me emra të rinj lojtarësh që i shtohen organikës në dispozicion të trajnerit Reja.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit se emri i radhës që mund të vishet kuqezi në muajin qershor, për dy miqësoret, është mesfushori i Koniasporit, Zymer Bytyqi.

I lindur në Snt.Truden të Belgjikës, mes- fushori 24-vjeçar ka luajtur me Kosovën edhe një miqësore përpara se të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa me të rinjtë ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në atë U-21. Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Koniasporit në Turqi ku ka gjetur vend titullari dhe është duke bërë paraqitje pozitive.

Gazeta ka mësuar se dëshira e lojtarit është që të vishet kuqezi në të ardhmen, për të përfaqësuar kombin shqiptar. Pritet që në muajt në vijim të intensifikohen kontaktet mes palëve, të nisin edhe procedurat zyrtare, ku në qendër të gjithçkaje është dëshira e djaloshit për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Related posts

ARSENAL-WEST HAM/ Përfundon sfida me vendasit që arrijnë të gjejnë dhe fitoren e parë

Isa.Autor

YLLI ARGJENTINAS NUK KA NDËRMEND TË LARGOHET/ “Demi” Lautaro rinovon me Inter, ja detajet e kontratës…

Delo.autor

PAS OPERACIONIT/ Berat Gjimshiti gati për t’u rikthyer në fushën e blertë

Delo.autor

Leave a Comment