Futboll Seria A Sport

“LUKAKU PO BËN GJËRA TË PABESUESHME”/ Rrëfimi special i Eriksen: “Titull”, fjala e parë italisht që mësova

Nuk e di nëse ësh të një Eriksen i ri apo ai i përhershmi që megjithatë luan pak më shumë. Në sistemin që përdorim dhe në pozicionin që prek tani luaj disi më i tërhequr, ndaj jam më i përfshirë në situata si kjo”. Kristian Eriksen ka treguar në këtë mënyrë, në një intervistë ekskluzive për “DAZN”, procesin e rritjes së Interit, ku është shndërruar në një kolonë në luftën për titullin.

“Duhet të jem gati për dyluftime për të rikuperuar topin. Normalisht, kam luajtur më i avancuar, më është dashur të përshtatem me një sistem dhe stil të ri loje. Dalëngadalë kam mësuar dhe tani e njoh shumë mirë mënyrën time të lojës. Kam mësuar fjalën ‘spastrim’? Do të thotë të largosh? OK, por nuk e mësoj këtë fjalë… Nuk është në stilin tim, nuk kam nevojë t’i mësoj këto fjalë. Mua më pëlqen të luaj, luaj, luaj. E megjithatë, ‘titull’ ka qenë një nga fjalët e para që kam mësuar. Gjithsesi, për momentin është vetëm diçka që mund ta ëndërrojmë, derisa ta kemi fituar”.

GODITJA E DËNIMIT NË DERBI – Shumë ka ndryshuar pas golit me goditje dënimi në derbin e Kupës së Italisë. “Nga jashtë dukej njëfarë rizgjimi, por jo për mua. Dukej thuajse një ‘Shikoni, di ende t’i ekzekutoj goditjet e dënimit, nuk kam harruar’. Kuptova menjëherë që topi po shkonte në drejtimin e duhur. Për mua është rutina e njëjtë: bëj pesë hapa prapa, më pas qetësisht shikoj topin”.

KONTE DHE SKUADRA – “Ndodhem këtu prej një viti tashmë dhe çdo ditë bëjmë gjërat që trajneri na kërkon, që kam mësuar të kuptoj nga dita e parë. Unë dhe Konte duhet të njihemi, – ka vijuar Eriksen, – më njeh më shumë, unë e njoh më mirë. Është diçka pozitive, bën më të lehtë të kuptohet interpretimin e ndeshjeve të tilla. Mund ta shikoni edhe ju, është ndryshe nga përpara kur Brozoviç ishte disi vetëm. I takon trajnerit të vendosë pozicionet tona dhe nëse shikoni, ne në të gjitha ndeshjet luajmë kështu. Varet edhe nga kundërshtari dhe mënyra se si mund t’i dëmtojmë me sistemin tonë të lojës”.

LUKAKU – Konte, Brozoviç por edhe Lukaku, i cili në kohë më të vështira ishte shpenzuar në mbrojtje të tij: “Ne mesfushorët kërkojmë gjithmonë pasimin te Romelu, e dimë ku ndodhet dhe në sistemin tonë topi duhet të luhet gjithmonë me zgjidhje. Çdo top që shkon në anët e tij, shkon në drejtimin e duhur, ne përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më shumë të mundemi. Kemi një raport të mirë unë dhe Romelu, është një gjigant i mirë. Kemi luajtur kundër edhe kur ishim më të rinj kur ai militonte tek Anderlehti, kemi një të kaluar të përbashkët. Po bën gjëra të pabesueshme, as në Angli nuk luante kaq shumë dhe unë kam luajtur kundër tij shumë herë”.

GOLI I LAUTAROS – Në fund, është folur për golin e shënuar Milanit nga Lautaro, i dyti në derbin e fundit, me një aksion fantastik. “I gjithë ndërtimi ka qenë pozitiv, – është shprehur Eriksen, – e kemi provuar shpesh në stërvitje. I kemi bërë kundërshtarët të vrapojnë si dëshironim, krijuam hapësirat e duhura. Për mua ishte bukur të bëhej veprimi i duhur në kohët korrekte. Buzëqeshja duke dalë nga fusha? Sigurisht ishte ndryshe krahasuar me disa kohë më parë. Sa më shumë luan, aq më tepër je i lumtur. Duke e parë nga jashtë, ndoshta dikush mendon që unë nuk qesh asnjëherë, por nuk është absolutisht kështu”.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ RISI në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet (VENDIMI)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Barcelona e rrëmbeu në ajër, por trajneri ishte kundër Malcom

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona ndëshkohet për transferimin e Griezmann me gjobë qesharake…

Delo.autor

Leave a Comment