Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija “paqe” me Renovën, Shkupi zhgënjen ndaj Rabotniçkit

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, ku nuk munguan surprizat. Shkëndija e Ernest Gjokës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në derbin ndaj Renovës.

Ndërkohë Shkupi i vendit të dytë ka zhgënjyer totalisht duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Rabotniçki, duke i dhënë shansin kuqezinjve të Shkëndijës që të thellojnë diferencën në 7 pikë.

Në sfidat e tjera, Struga barazoi në transfertë ndaj Vardarit. Pelisteri mposhti minimalisht Borecin, teksa takimi mes Belasicës dhe Akademisë Pandev u mbyll në barazim pa gola.

REZULTATET:

SHKËNDIJA-RENOVA 0-0

SHKUPI-RABOTNIÇKI 0-2

VARDAR-STRUGA TRIM & LUM 1-1

PELISTAR-BOREC 1-0

BELASICA-AKADEMIJA PANDEV 0-0

Related posts

Nga Pizarro, Romario tek Tevez, ja ata që nuk e harrojnë “bukën e vjetër”!

Sadik.Autor

“KUSH ËSHTË I RADHËS?” Tirana bën postimin enigmatik dhe çon në delir tifozët “bardheblu” (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Brazili grumbullon për herë të parë SUPER mesfushorin që luan në ITALI

Isa.Autor

Leave a Comment