Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Barcelona i bën “nder” Inter, del nga gara për lojtarin e Liverpool…

Xhorxhino Vajnaldum do të largohet nga Liverpuli në fund të këtij edicioni pasi nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon sivjet.

Klubi i ka ofruar një akord të ri të cilin ai nuk e ka pranuar duke qenë se synon të provojë një
aventurë të re. Së fundmi garës për shërbimet e holandezit i është shtuar Interi, me Barcelonën (fillimisht favorite) që ka dalë nga gara pasi në atë repart do t’i japë besim të riut Iliaks Moriba.

Antonio Konte kërkon ta përforcojë mesfushën dhe Vajnaldum shihet si lojtari ideal për këtë repart nga ku mund të largohet Vesino apo edhe Arturo Vidal. Interesimi i madh i ekipeve të mëdha europiane për lojtarin është për faktin se ai mund t’u bashkohet si transferim i lirë e megjithatë klubeve u duhet të marrin parasysh 7 milionë eurot në sezon që kërkon futbollisti i cili në moshën 30-vjeçare duket se kërkon një tjetër etapë të rëndësishme për vitet e fundit të karrierës.

Related posts

Spalletti: Një barazim që s’na prish punë, jemi në garë për Champions

Sadik.Autor

ZIKALTERIT NË DELIR/ Super blerja shënon golin e parë me fanellën e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

DHIMBJE KOKE PËR ANCELOTTIN/ Wolsburg i shkakton një tjetër humbje Napolit

Isa.Autor

Leave a Comment