Futboll Sport

“NA PËLQEN T´IA VËSHTIRËSOJMË VETES”/ Flet Solskjaer: Mund të kishim fituar lehtësisht, por…

Ole Gunar Solskjaer beson se Junajtid ia bëri vetes detyrën shumë të vështirë me Uest Hemin, duke mos shfrytëzuar rastet e krijuara.

“E dija që do të ishte një ndeshje e tillë kundër tyre. Por mund të kishim qenë më të qetë në rast se do t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara. Por na pëlqen t’ia vështirësojmë jetën vetes! Gjatë ndeshjes mendoj se ishim një skuadër e organizuar.

Krijuam raste shumë të mira, por gabuam në pasimin ose goditjen e fundit. Mund të kishim fituar 2 ose 3-0 fare lehtësisht. Tani kemi një javë të madhe përpara, fillimisht me Ligën e Europës dhe pastaj Kupën FA. Mezi po e presim dhe shpresojmë që të rikuperojmë disa lojtarë”, tha norvegjezi.

Related posts

Liverpool 0-0 Stoke City, Shaqiri vlerësohet me notë të dobët

Sadik.Autor

Do të dorëzojë Kupën e Italisë, Pirlo: Juve-Milan? Nuk zgjedh dot…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Interi gjen zgjidhjen ideale për të firmosur me Marash Kumbullën

Delo.autor

Leave a Comment