Futboll Sport

NDIZEN POLEMIKAT/ Sllogani diskriminues për futbollin e femrave shkakton telashe të mëdha te klubi Europian, ja çfarë ndodhi…

Gjatë pandemisë, intervistat me video-live u bënë konstante në televizionet në të gjithë botën dhe nuk munguan polemikat, si për veshjen e të intervistuarve, ashtu edhe për disa sfonde mbrapa kamerave.

Në këtë kontekst intervista e dhënë për një televizon norvegjez nga Vegard Foren, lojtar 33-vjeçar i Bran, bëri bujë në Norvegji. Në murin prapa tij (ishte brenda një prej zyrave të klubit) shihej një fanellë me një mesazh të fortë: “Çfarë është futbolli i femrave? Nuk është futboll, as nuk është për femrat”.

Por menjëherë mbas incidentit që bëri jo pak bujë Drejtori i Përgjithshëm i klubit menjëherë kërkoi falje për atë që ndodhi: “Unë kam turp, unë kurrë nuk kam qenë kaq i skuqur nga sikleti. Ne e hoqëm menjëherë atë fanellë”.

Related posts

Drejtori sportiv i Atletico-s, Villaverde: Në këtë fazë nuk ka favoritë

Sadik.Autor

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

Verratti “TREMB” PSG/ Mesfushori italian shumë pranë gjigantit të Serie A!

Isa.Autor

Leave a Comment