Futboll Sport

NDRYSHIME NË STOL/ Federata Braziliane “zbret” në fushë, jo më shumë se dy trajnerë në 1 sezon

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka zbritur në fushë për të limituar ndryshime në stol. Në Superligën braziliane janë regjistruar shumë shkarkime në vitet e fundit, madje në sezonin e kaluar, vetëm tri nga 20 klubet e mbyllën vitin futbollistik me të njëjtin trajner që e nisën.

Madje 3 trajnerë në të njëjtin sezon u alternuan në pankina të ndryshme. Ndaj këtij fenomeni të shndërruar në një modë të trishtë nuk mund të qëndronte indiferente federata, e cila është gati që në ditët në vazhdim të ligjërojë normën se nga ky sezon e në vazhdim, çdo klub nuk mund të shkarkojë më shumë se një trajner (të ndërrojë maksimumi një herë në stol).

Diçka e tillë nuk është vetëm një paralajmërim për klubet, mbi zgjedhjet e tyre, por edhe si rrjedhojë e faktit se një trajner i dorëhequr apo i shkarkuar të mos lëvizë në më shumë se dy klube brenda të njëjtit sezon. Ndërkohë, edhe në rastin që një klub do të kërkojë të shkarkojë edhe një trajner të dytë brenda sezonit, skuadra do të mund të dërgohet deri në fund të garës, nga një pjesëtar, i cili duhet të jetë të paktën gjashtë muaj si pjesëtar i skuadrës.

Related posts

NGOO KTHEHET NË TELENOVELË/ Ja dita kur sulmuesi anglez do të zbarkojë në kryeqytet…

Delo.autor

Fjalët e Torres që bënë të Griezmann të qajë (VIDEO)

Sadik.Autor

KOEMAN I TELEFONON SULMUESIT DEPAY/ Garcia nuk ka frikë nga tekniku holandez: 18 kunjat e mia janë gati

Delo.autor

Leave a Comment