Futboll Seria A Sport

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Milani mposht me përmbysje Fiorentina-n dhe vazhdon ndjekjen e rivalit në krye

E pa veten në avantazh, pastaj në disavantazh por në fund e përmbysi gjithçka dhe vendosi goli i Hakan Calhanoglu. Milani rigjen veten, lojën dhe golat, duke shënuar 3 në Firence dhe marrë 3 pikë me shumë vlera edhe në kuadër të zonës Champions League.

Skuadra e Piolit vinte pas eliminimit nga Europa League dhe Manchester United, por pas pak minutash gjeti golin e avantazhit me Ibrahimovic. Megjithatë, Pulgar barazoi në goditje dënimi ndërsa Pezzella iu afrua rrjetës me thembër (shtylla e ndali)…

I pafat edhe Ibrahimovic i ndaluar nga tranversa në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me gol të Ribery dhe atëherë kur u duk sikur “Djalli” ra moralisht, gjeti forcën dhe reagoi duke barazuar me Diaz dhe shënuar me Calhanoglu.

Related posts

DERBI KRYEQYTETAS PO AFRON/ Legjendat e Tiranës tregojnë recetën “anti-Demave të Kuq”

Delo.autor

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Gjakova fiton në çerekfinale, kalon në 4 më të mirat

Delo.autor

SULMON DHE “INJORON” ME DEKLARATËN NDAJ CAPELLO-S/ Conte: Kam një plan B, por…

Delo.autor

Leave a Comment