Bundesliga Futboll Sport

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN E TIFOZËVE NË STADIUM/ Kryetari i Bashkisë së Leipzig: Gjithçka që thuhet është thjesht një…

Kohët e fundit në Gjermani ka rinisur të përflitet për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, normalisht për vetëm një pjesë të kapacitetit. Ndeshja që mund të sillte risinë ishte ajo mes Leipzig dhe Bayern Munchen.

Gjithsesi, duket se gjithçka ka qenë një iluzion dhe këtë gjë e thotë Kryetari i Bashkisë së Leipzig. Burkhard Jung ka folur për mediat në lidhje me lajmet që kanë dalë për rikthimin e tifozëve dhe është shprehur se për momentin kjo gjë është e pamundur.

“Për momentin ideja e rikthimit të tifozëve në stadiume është e pamundur, qoftë edhe për një pjesë të kapacitetit. Gjithçka që thuhet është thjesht një iluzion, nuk mund t’i hapim stadiumet për momentin”, ka përfunduar Burkhard Jung.

Related posts

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Zhbllokohet Coutinho, shënon një super gol nga mesfusha (VIDEO)

Delo.autor

“FITORET ME “MANITA”/ Askush si Spanja, hyn në histori të Kampionatit Europian

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË JUVENTUS-MILAN/ Ronaldo humb penallti, pas 10 sekondash Milan ndëshkohet me të kuq

Delo.autor

Leave a Comment