Champions League Futboll Sport

PSG-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë përmbysjen e madhe me treshen Messi-Griezmann-Dembele (FOMACIONET ZYRTARE)

PSG dhe Barcelona do të luajnë aktin e dytë të përballjes së tyre në “Parc des Princes”, me dy ekipet që kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Te kampionët e Francës bie në sy aktivizimi i Draxler si titullar dhe ulja në stol e Di Marias. Argjentinasi vjen nga dëmtimi, por luajti gati 30 minuta në Kupë dhe pritej që sfidën e sotme ta niste si titullar. Gjithsesi, Pochettino duket se nuk ka preferuar të rrezikojë dhe i ka besuar gjermanit.

Nga ana tjetër, Koeman ka zgjedhur më të mirët, me sulmin që përbehet nga treshja Messi-Griezmann-Dembele. Në mbrojtje i është besuar dyshes Lenglet-Mingueza, me Umtiti që është lënë në stol. Në mesfushë luan talenti Pedri, së bashku me të janë dhe Busquets e De Jong.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Delo.autor

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Olsi Rama: Mungoi një penallti në fushë, por edhe…

Delo.autor

Dhuna ndaj zyrtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Nuk do të tolerojmë, autorët të shkojnë në burg!

Sadik.Autor

Leave a Comment