Futboll Shqipëri Sport

“SERBËT NA SHKATËRRUAN, HUMBËM GJITHÇKA”/ Rrëfen portieri Ujkani: Në fillim zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse…

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë së fundmi një intervistë për median prestigjioze spanjolle “Marca”, para sfidës që “dardanët” do të zhvillojnë me kombëtaren iberike. Gardiani 32-vjeçar ka folur për shumë gjëra, teksa nuk ka nguruar të tregojë dhe historinë e luftës së Kosovës.

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjidhja të luaja për kombëtaren belge. Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luaja për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i cili është pjesë e Torinës, u tregoi spanjollëve, se sa anëtarë të familjes i ka humbur gjatë luftës në Kosovë:

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

Related posts

NGA SARRI TEK PAUL POGBA/ Ja surprizat e merkatos së verës tek Juventus

Delo.autor

ME TELEFON NË DORË/ Talenti Haaland nxirret me forcë jashtë klubit të natës (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Sheiku “injoron” Barcelonën, ia ofroi Neymarin klubit gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment