Futboll Premier League Sport

SFIDA E RE E GUARDIOLËS/ Trajneri spanjoll kërkon të thyejë rekordin historik të “mentorit” të tij, Johan Cruyff

Historia është shkruar nga fituesit dhe pa dyshim, Pep Guardiola është njëri prej tyre. Trajneri katalanas është në rrugën për ta shkruar emrin e tij, përsëri, në librin e rekordeve të papara dhe ndonjëherë të paimagjinueshëm, për botën e futbollit. 21 fitoret e tij të pabesueshme radhazi me Manchester City janë shumë afër rekordeve më të mira të të gjitha kohërave në këtë drejtim. Dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm e mbi të gjitha, lojë të mirë, për disa javë mund të kurorëzohet si fituesi më i gjatë radhazi në histori.

Me fitoren e së martës ndaj Wolves, 4-1 në “Emirates”, Manchester City ka barazuar rekordin (22 ndeshje) që Carlo Ancelotti arriti si trajner i Real Madridit nga shtatori 2014 deri në dhjetor 2014, duke humbur ndeshjen e tyre të parë më 4 janar në “Mestalla”, 2-1. Pavarësisht nga fillimi i frikshëm i sezonit të “Los Blancos”, atë vit do të ishte Barça, që do ta mbyllte si kampione e La Liga-s.

Sfida tjetër për Guardiolën është ajo e Hansi Flick, çertifikuar me Bayernin e pandalshëm të sezonit të kaluar. Ecuria e “makinës” bavareze ishte në kufijtë e përsosmërisë, teksa e mbylli ciklin e fitoreve radhazi pas 23 ndeshjesh. E filloi në shkurt dhe e përfundoi në gusht, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, DFB-Pokal dhe Superkupën Europiane. Ai cikël u mbyll në humbjen kundër Hoffenheiem, me një rezultat të pakuptueshëm 4-1, këtë fillimsezoni, sigurisht.

Guardiola do të duhet ende të kapërcejë një ekip tjetër, që bëri histori. Dhe ai nuk është askush tjetër, pasi në ekipin që ka rekordin më të mirë të fitoreve radhazi, luajti mentori i tij, Johan Cruyff. Legjenda portokalli arriti me Ajax, në sezonin 1971-1972, serinë e 26 fitoreve radhazi, ndër të cilat 19 ishin në “Eredivisie”, 4 në Kupat Europiane dhe 3 në Kupën Hollandeze.

Nëse e kapërcen atë, do të ishte mirë që ish-studenti i talentuar i Cruyff ta bënte këtë. Pep Guardiola, nën udhëzimet dhe mësimet e tij, ka krijuar disa nga skuadrat më të mira në historinë e futbollit.

Related posts

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Barcelona “rikrijon veten”, shënjestrojnë “tripletën”

Delo.autor

Barcelona nuk kishte nevojë për ndihmë

Sadik.Autor

KUSH SHET MË MIRË SE MAN CITY? Fiton 103 milionë euro nga lojtarët e papërdorur

Delo.autor

Leave a Comment