Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Kur Demollari shënonte një gol kryevepër ndaj Anglisë dhe anësori e anuloi (VIDEO)

Shqipëria sfidon Anglinë të dielën dhe për një legjendë si Sulejman Demollari menjëherë mendja shkon tek ai supergol i anuluar në ndeshjen e 26 prillit të vitit 1989 në “Uembli”.

Ndeshja mbyllej me fitoren e “Tre Luanëve” 5-0, por kur rezultati ishte 2-0, Demollari shënon një gol kryevepër nga jashtë zone, teksa ishte me shpinë nga porta, kthehet dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e dërgon topin ne fundin e rrjetës.

Nuk kishte asnjë parregullsi te shënimi i golit, teksa lojtarët e Shqipërisë nisën të festojnë, ndërsa ata anglezë e nxorën topin nga rrjeta. Megjithatë nuk ishte i këtij mendimi anësori i ndeshjes, I cili e anuloi golin dhe nuk kishte asnjë shpjegim për këtë veprim të tij.

Related posts

20-vjeçari nga Tropoja në fronin e kampionit

Sadik.Autor

LOJTARËT E JUVENTUSIT NUK PYESIN PËR RREGULLA/ Ronaldo me shokë mund t’i sjellin probleme bardhezinjve

Delo.autor

Dorëzohet Chiellini: Kane i jashtëzakonshëm, nuk mund ta ndal!

Q.Autor

Leave a Comment