Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Trajneri Pirlo “fërkon duart”, infermieria e Juventus nis të zbrazet. Ja situata…

Me Bentankurin që doli pozitiv, Pirlo humbi një tjetër lojtar të rëndësishëm, por trajneri i Juves mund të nisë të buzëqeshë, sepse pas emergjencës së vazhdueshme të javëve të fundit infermieria bardhezi nis më në fund të boshatiset. Pasi rikuperoi Moratën, që luajti kundër Specias të martën, lojtarët e ardhshëm që rikthehen janë Kuadrado dhe ndoshta edhe Bonuçi.

Kolumbiani duhet të jetë titullar sot kundër Lacios, ndërsa mbrojtësi mund të akomodohet në stol. Lajme pozitive edhe nga fronti i De Ligtit. Testeve të cilave holandezi iu nënshtrua pas problemeve në nxehmje me Specian, përjashtuan dëmtimin, por ai mbetet në dyshim për ndeshjen e sotme. Shtyhet me Porton rikthimi i Kielinit pas shqetësimeve muskulore, ndërsa sot në qendër të mbrojtjes pritet t’i takojë sërish Demiralit.

Me portugezët, Pirlo duhet të rikuperojë edhe Arturin, rikthimi i të cilit do të ishte vendimtar duke parë mungesën e Bentankurit në mesfushë. Regjisori brazilian ka nisur të vrapojë. Në fund kapitulli “Dibala”, i cili tashmë zgjat prej dy muajsh. Argjentinasi shpreson të rikthehet me Porton, por është me e lehtë që ta rishohim në fushë në dy sfidat e ardhshme të kampionatit.

LACIO – Edhe Simone Inzagi do të jetë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion sot kundër Juves. Fares dhe Luliç do të spostohen në krahët e mesfushës bardhekaltër me Felipen dhe Lazarin me siguri jashtë dhe Radun që shpresojë ta rikuperojë. Në mbrojtje mund të rikthehet Marusiç.

Related posts

(Video), simulimi më absurd në histori e futbollit

Sadik.Autor

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Delo.autor

Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

Sadik.Autor

Leave a Comment